Flash

Verratti ndalohet me makinë në Paris në gjendje të dehur

Lapsi.al 2 November 2018
Verratti ndalohet me makinë në Paris në gjendje të dehur

Marco Verratti është ndaluar dhe më pas lëshuar në Paris nga policia franceze në natën mes të martës e të mërkurës për drejtim të makinës në gjendje të dehur. Mesfushori italian i Paris Saint Germain i është nënshtruar testit të alkoolit dhe vlerat e tij rezultuan superiore ndaj limitit të lejuar (0,49 mg/l në kohën kur pragu është maksimumi 0,25 mg/l) sipas ligjit në Francë. Futbollisti është mbajtur dhe, pas rreth një ore, është lëshuar, por do ti duhet të dalë përpara gjykatësit në javët e ardhshme.

Verratti është mbajtur nga policia e rajonit 13 në Paris në një qeli të destinuar ndaj atyre që ndalohen me përdorimin e alkoolit mbi normën e luejuar e më pas është lënë i lirë. Mesfushori i përfaqësueses së Italisë, që sapo e ka marrë patentën, ka kërkuar ndjesë ndaj drejtuesve dhe shokëve të skuadrës së Psg, por nuk do ti shpëtojë dënimit, me arsyen se nuk ka respektuar kodin e etikës së klubit.

"Në bazë të normave të brendshme, do të mbahet një pjesë e rrogës së Verratti - shkruhet në komunikatën për shtyp të parisienëve -. Të I kujtojmë të gjithë lojtarëve që duhet të kenë një sjellje në lartësinë e cdo situate".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI