Flash

'21 Janari', Garda e Republikës padit Ndrea Prendin dhe Agim Llupon: Dëmshpërbleni viktimat me 2.1 milion euro

Lapsi.al 3 November 2018
'21 Janari', Garda e Republikës padit Ndrea Prendin dhe Agim

Ish-komandanti Ndrea Prendi është paditur në gjykatë nga Garda e Republikës në lidhje me çështjen e 21 janarit.

Në padinë civile të Gardë së Republikës, palë është edhe ish-shefi i njësisë speciale të gardës Agim Llupo, i dënuar gjithashtu për ngjarjet e 21 janarit.

Garda e Republikës përmes gjyqit civil u kërkon dy të paditurve shumën financiare të përdorur për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave në vlerën totale 2.1 milionë euro.

Gjykata e Apelit të Tiranës, ka dënuar ish-komandantin e gardës, Andrea Prendi me 1 vit burg dhe gardistin Agim Llupo me 3 vjet, për akuzën e vrasjes nga pakujdesia. pas vendimit të gjykatës, qeveria dha nga 525 mijë euro nga buxheti i shtetit për secilën nga familjet e viktimave që mbetën të vrarë para kryeministrisë më 21 janar 2011.

 

Të këshilluara

Ngjarje e rëndë në Fier, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Sipas të dhënave zyrtare sot rreth orës 08:20, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, dys...

10:02

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI