Flash

Arrestohet në Tiranë një shtetas italian

Lapsi.al 3 November 2018
Arrestohet në Tiranë një shtetas italian

Një shtetas italian është arrestuar në Tiranë pasi ishte dënuar nga shteti i tij me 11 vjet e 6 muaj burg.

Pasquale Scalise, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”.

47 vjeç, banues në Itali "ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe "Mashtrim kompjuterik", informoi sot policia e Tiranës.

Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kapën 47 vjeçarin dhe e arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Të këshilluara

Ngjarje e rëndë në Fier, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Sipas të dhënave zyrtare sot rreth orës 08:20, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, dys...

10:02

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI