Flash

Memelli, një fitore në transfertë që vlen konfirmimin tek Laçi

Lapsi.al 3 November 2018
Memelli, një fitore në transfertë që vlen konfirmimin tek

Ishte provizorisht në detyrë, madje nuk e kishte as të qartë nëse do të ishte ai njeriu që do të drejtontë skuadrën në transfertën e Gjirokastrës, por tani gjërat duken të qarta dhe konfirmimi është po aq i sigurtë, sa tre pikët më shumë në klasifikim. Migen Memelli debuton me dinjitet në pankinë dhe rrëmben në stadiumin pa tifozë fitoren 0-1 përballë Luftëtarit.

Një befasi e hidhur për ish-teknikun e bardhezinjve Gentian Mezani, tani në krye te bluezinjve, që luajtën ndoshta futbollin më të bukur, por morën rezultatin më të keq. "Të jeni të sigurtë që na njohin shumë më mirë e i njihnim ne ata", komentoi Mezani pas ndeshjes. Që kur vlonjati ishte në krye të Luftëtarit, në shtëpi ishte dorëzuar vetëm një herë përballë Skënderbeut kryesues, por sic duket, pa tifozë....

Goli i Shtubinës në minutën e 79-të vendosi ndeshjen në favor të Memellit, duke kthyer kështu suksesin tek kurbinasit që mungonte prej dy ndeshjeve të fundit, humbje që hodhën në erë edhe pankinën e Artan Mergjyshit, deri para atyre dy javëve i pamundur me Laçin.

Situata është kthyer optimiste edhe njëherë në kampin bardhezi: 19 pikë në shoqërinë e Kukësit në vendin e 3. Loja mund të mos jetë në nivelin e lartë, por përsa kohë rezultatet vijnë, pak rëndësi ka.

Për gjirokastritët renditja mbetet e pandryshuar, të tretët nga fundi, me 9 pikë sa edhe Tirana, por me një mundësi më pak brenda mureve të shtëpisë, aty ku deri tani ishte pika më e fortë e Mezanit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI