Flash

Meta refuzon dekretimin e Sandër Lleshit për Ministër të Brendshëm

Lapsi.al 3 November 2018
Meta refuzon dekretimin e Sandër Lleshit për Ministër të

Zyra e shtypit e presidencës ka shpërndarë një njoftim, ku zyrtarisht pranohet se presidenti Meta nuk do të firmosë dekretin për emrin e propozuar nga Rama si Ministër i Brendshëm, Sandër Lleshi.

Në një mesazh të shkurtër të shpërndarë për gazetarët, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi shkruan: Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t'i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.

Kreu i shtetit në këtë mënyrë i ka thënë për herë të parë Jo, një emri të propozuar nga Rama për të qenë pjesë e kabinetit qeverisës. Në reagimin e shkurtër nuk jepet një shpjegim për arsyet e refuzimit të dekretit, por ajo që veçon Meta është se ai "nuk ka krijuar bindjen e plotë" për t'i dhënë besim Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm.

Një ditë më parë Meta u shpreh i penduar që nuk e kishte ndalur Ramën të emëronte Ministër të Brendshëm Saimir Tahirin, të cilin ai e quajti një delinkuent që mbushi Shqipërinë me drogë. Në postin e presidentit, Meta gjithsesi nuk sqaron nëse do të marrë më shumë kohë për dekretin apo refuzimi i tij është përfundimtar për zgjedhjen që ka bërë Edi Rama.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI