Flash

Pas dorëheqjes së Arben Isarajt, komandohet drejtori i ri i Patentave

Lapsi.al 3 November 2018
Pas dorëheqjes së Arben Isarajt, komandohet drejtori i ri i Patentave

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri ka komanduar Azbi Arapin në krye të Drejtorit të Përgjithshëm të DPSHTRR. Aktualisht Arapi mban postin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshem Ekonomik.

Në një njoftim për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor thotë se ky komandim u bë për të mos kolapsuar punën institucionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

"Arapi duke u bazuar në programin e Qeverisë RAMA 2, po trajton problematikat e ndeshura në këtë institucion, me qëllim për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, me ambicien realizimin e tyre në kohë reale. Nën vëmendjen e tij, DPSHTRR-ë angazhon të gjitha strukturat e saj, që shërbimi ndaj qytetarëve në vazhdimësi të jetë në rritje cilësore dhe sipas standarteve më të larta", thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI