Flash

Rrefuzimi i Lleshit/ Paralajmërimi dhe precedenti që krijoi Meta

Lapsi.al 3 November 2018
Rrefuzimi i Lleshit/ Paralajmërimi dhe precedenti që krijoi Meta

Vendimi i Presidentit Ilir Meta që ka vendosur të mos e dekretoje Sandër Lleshin për Ministër të Brendshem nuk është një surprizë. Që 24 orë më parë, një ditë para përfundimit të afatit 7 ditor, ai pati deklaruar: "Nuk është çështje shpatullash, por është çështje bindjesh. Nëse nuk më bindin, nuk do t'i dekretoj". Në një intervistë me Çim Pekën, Meta hoqi paralele mes tij dhe presidentit italian: "Kemi rastin e Italisë ku presidenti ka të njëjtat kompetenca, ku ai mendoi se një emër i propozuar si ministër ekonomie nuk e firmosi, pasi mendoi se rrezikonte ekonominë e Italisë dhe marëdhëniet me BE. Askush nuk e detyron presidentit të firmosë një emër jashtë bindjes së tij. Presidenti nuk është noter" tha ai.

Gjithsesi, kjo është hera e parë në historinë e demokracisë që një kryetar shteti refuzon të kthejë mbrapsht një propozim të shefit të shumicës. Edhe në vitin 1998, kur Meidani kishte kompetenca shumë më të forta kushtetuese, ai tentoi ti pengonte disa ndryshime të Nanos në qeveri për largimin e Neritan Cekës, Sabit Brokajt  dhe Arta Dades, sepse nuk ishte dakord me ndryshimet, por në fund i dekretoi.

Edhe në rastin e emërimit të Fatmir Xhafajt, Bujar Nishani deklaroi se moralisht ai nuk e miratonte këtë kandidaturë, por kushtetuta e ndalonte ta pengonte dekretimin e tij.

Me këtë lëvizje Meta jo vetëm krijon një krizë për qeverinë Rama, por ai vendos një precedent problematik që nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

 ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI