Flash

Skandali Football Leaks/ Mbrojtja e Infantinos është kundërsulmi, por kujt i referohet presidenti i FIFA-s...?

Lapsi.al 3 November 2018
Skandali Football Leaks/ Mbrojtja e Infantinos është kundërsulmi,

Stuhia e Football Leaks është përplasur sërisht mbi botën e futbollit me zbulimet mbi Fair Play Financiar të anashkaluar nga Psg e Manchester City apo mënyrën e shmangies së Superligës së klubeve me rritjen e të ardhurave për to. Në qendër të ciklonit është ish-sekretari i përgjithshëm i Uefa-s, Gianni Infantino, tani president i Fifa-s ndaj dhe qeveria e futbollit Botëror ka reaguar ndaj cështjes.

Fifa ka vendosur gishtin kundër "atyre që kanë humbur fuqinë e tyre brenda futbollit e tani duan të hakmerren". Një mesazh për drejtuesit e Fifa e Uefa të spastruar nga skandali në vitet e fundit. "Është sfidë e vështirë ti ndryshosh gjërat, ti mbash njerëzit e bashkuar dhe ti bësh gjërat si duhet", ka thënë Gianni Infantino, në një komunikatë të Fifa. "Është e qartë që do të kisha rezistencë të madhe nga ana e atyre që nuk kanë më mundësinë e përfitimeve nga ai sistem ku ishin pjesë. Por unë jam zgjedhur për një mision: të përmirësoj futbollin".

Fifa konteston metodën e Football Leaks, duke shpjeguar se si shkuan gjërat, përpara se Mediapart të shpërndante dokumentat e përpara se Der Spiegel, Espresso e gazetarët e EIC (European Investigative Collaborations) të publikonin hetimet. "Katër javë më parë një grup gazetarësh dërgoi në Fifa qindra e qindra pyetje, bazuar në informacione e mail të shpërndara ilegalisht nga të tretë. Pavarësisht se u përgjigjëm në mënyrë direkte, disa media vendosën të injorojnë pjesën më të madhe të konsideratave tonë dhe ndryshuan faktet dhe të vërtetën. Është e qartë se këto fushata kanë një qëllim fiks: ajo e minimit të besueshmërisë dhe figurës së presidentit të Fifa, Infantino".

"Përsa i përket zbulimeve të fundit, nënvizojmë se raportet nuk përmbajnë asgjë që të konfigurohet minimalisht si thyerje e ligjit, statuteve apo rregullave".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI