Flash

Frikësuesi i Inter është në listë: Messi grumbullohet për Champions

Lapsi.al 4 November 2018
Frikësuesi i Inter është në listë: Messi grumbullohet

Inter tani duhet të ketë frikë zyrtarisht: është edhe Lionel Messi në 22 lojtarët e grumbulluar nga Barcelona për sfidën e Champions League kundër Inter në program të martën në mbrëmje në San Siro. Argjentinasi ka rikuperuar frakturën në bërrylin e djathtë, pësuar në ndeshjen e kampionatit kundër Sevilla, që e bëri të humbiste ndeshjen në Camp Nou kundër zikaltërve e Klasiken kundër Real Madrid. Messi dëshironte të ishte në fushë që të shtunën kundër Rayo Vallecano, por Valverde preferoi të mos ndërmerrte rreziqe të kota në prag të transfertës së Milanos, që mund të vlejë sigurinë për kalimin e grupit.

Ende nuk është e qartë nëse "Pleshti" do të jetë në fushë nga fillimi, apo do të ulet në pankinë, por natyrisht që nuk është një lajm i bukur për Spalletti. Edhe pse kalimi i grupit nuk duket në rrezik, duke parë avantazhin që ka Inter ndaj Tottenham (5 pikë), problem mbetet skuadra që vjen në 1/8 e finales, ku në rast të vendit të dytë do të jetë padiskutim një skuadër pretendente.

Lista e të grumbulluarve të Barcelonës: Ter Stegen, Cillessen, N.Semedo, Piqué, I. Rakitic, Sergio, Denis Suárez, Coutinho, Arthur, Suárez, O.Dembélé, Rafinha, Malcom, Lenglet, Jordi Alba, Munir, Sergi Roberto, Arturo Vidal e Aleñá. Iñaki Peña e Chumi vijnë nga Barça B. Mungojnë për shkak dëmtimi Vermaelen, Samper e Umtiti.

Të këshilluara

Video/ Cuadrado vulos sfidën me Cagliari

Juventus siguron fitoren përballë Cagliari me golin e tretë në minutën e 87. Zëvendësuesi Cuadrado, në fushë për Douglas Costa, ka mbyllur llogaritë me kuqeblut...

22:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI