Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë: Pse nuk u dekretua Gjeneral Sandër Lleshi

Lapsi.al 4 November 2018
Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë: Pse nuk u dekretua

Ylli Zyla, ish-drejtor i Shërbimit Informacionit të Ushtrisë (SHIU) thotë se grada “Gjeneral” e Sandër Lleshit bie ndesh me Kushtetutën, por nuk përbën një nga arsyet e mosdekretimit nga Presidenti Ilir Meta.

Zyla tha se për Ramën, propozimi i Lleshaj është një lojë shahu për të zbuluar më pas personazhin e vërtetë që ka në mendje të propozojë në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Çdo ushtarak quhet pjesë e forcave ushtarake aktiv ose rezervë deri në moshën 60-vjeçare. Nuk e di nëse e mban gradën e Gjereralit, Sandër Lleshi apo është vetëm këshilltar i Sigurisë së Brendshme. Ky nuk është argument, sepse nëse ushtaraku do të mbajë një detyrë tjetër jo ushtarake.

Ato që e pengojnë, - e tha mirë Presidenti i vendit, - ky nuk bind. Shërbimet e sigurisë e kanë gjetur të papërshtatshëm zotin Lleshin për këtë detyrë. Por ata edhe mund të luajnë. Siç e tha edhe kryeministri është “lojë shahu”. Ka çuar një personazh që do kthehej mbrapsht, me idenë që të dërgojë më vonë personin që ka në mendje”, - theksoi ai.

Zyla ndër të tjera është shprehur se brenda institucionit janë emëruar njerëz të politikës, ndërsa më të aftët janë larguar drejt periferisë. Ish-drejtori i SHIU nuk ka kursyer akuzat ndaj ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli teksa vë në dukje arrogancën e saj si arsyen kryesore të shkatërrimit të Forcave të Armatosura.

“Është kthyer në një strukturë gjuetie për armiqtë e partisë. Brenda janë emëruar njerëz të politikës, të shërbimit, më të aftët janë larguar në periferi. Shërbimi është komplet politik dhe i kapur dhe është zonja Kodheli është shembulli si me një arrogancë dhe delikuencë e ka shkatërruar komplet”, - u shpreh ai në një intervistë në FaxNews.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI