Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Meshë për Kaçifën në kishën e Bularatit, nëna: Është hero i Vorio Epirit...

Lapsi.al 4 November 2018
Meshë për Kaçifën në kishën e Bularatit,

Këtë të diel në kishën e Bularatit u zhvillua një meshë për 35-vjeçarin Kostandinos Kacifas, që u vra një javë më parë nga RENEA. E pranishme ishte edhe nëna e tij, Vasilia Kaçifa, e cila kërkoi kthimin e trupit të djalit dhe mbrojtjen e të drejtave të minoritetit. Nëna e 35-vjeçarit tha se ai do të mbetet hero, pasi e donte Vorio Epirin.

“Të dalë i pafajshëm fëmija im. Konstandini do të mbetet hero dhe do të bëhem nënë e fortë, do ta bëj zemrën gurë për trimin tim. Na mbroni të drejtat tona. Djali e donte fshatin e tij dhe Vorio Epirin” – tha nëna e 35-vjeçarit.

Edhe prifti i ka bërë thirrje ambasadores greke në Tiranë që të ndërhyjë te autoritetet për të rikthyer trupin e Kacifas në Gjirokastër për ta varrosur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI