Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Një shqiptar i paguar vrau në Athinë, boss-in e mafias australiane

Lapsi.al 4 November 2018
Një shqiptar i paguar vrau në Athinë, boss-in e mafias

John Macris, një nga emrat e njohur në Australi si kreu i një prej organizatave mafioze u vra gjatë kësaj jave në Athinë. Por mediat vendase shkruajnë se ai u eliminua nga shqiptar që punon si vrasës me pagesë. Kjo vrasje mund të ketë lidhje edhe me 6 të tjera të ndodhura gjatë këtij viti në kryeqytetin grek dhe që lidhen me përplasjen e grupeve mafioze.

Videoja e marrë nga kamerat e vëzhgimit të instaluara jashtë shtëpisë së Macris tregon se autori është rreth 170 centimetra i gjatë. Ai mbante një kapele dhe iu afrua Macris në këmbë. Trupi 46-vjeçarit do të fluturojë në Australi për ceremoninë e varrimit. Ai jetoi 7 vjet në Athinë ku kishte ndërtuar një jetë të re. Macris kishte një profil të ulët në Greqi dhe doli në vëmendjen e publikut në vitin 2016, kur u martua me yllin e TV, modelen ukrainase Viktoria Karynda.

CCTV cameras on the Macris house captured images of the man believed to have shot the Australian underworld figure.

Ceremonia mori vëmendjen e medieve. Macris ishte dënuar disa herë në vendin e tij për trafik droge ndërsa në Greqi nuk kishte dosje kriminale. Grupet kriminale në Greqi janë të njohur për përfitimet nga portet dhe ishujt e shumtë të vendit. Ata shfrytëzojnë pozicionin gjeografik të vendit midis Evropës dhe Lindjes së Mesme për të vepruar si një urë për drogë të paligjshme në rrugën e tyre drejt kontinentit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI