Flash

Numrat e Inter: Mbrojtja më e mirë e Europës, por jo vetëm...

Lapsi.al 4 November 2018
Numrat e Inter: Mbrojtja më e mirë e Europës, por jo

Numrat që për momentin kënaqin tifozët e Inter janë 5, si golat e shënuar ndaj Genoa, e 25, si pikët në klasifikim që vlejnë vendin e dytë në shoqërinë e Napoli. Por sekretet e skuadrës së Luciano Spalletti fshihen pas statistikave të tjera, duke nisur nga 6, numri i golave të pësuar deri tani në Serie A, rekord në pesë kampionatet më të rëndësishëm europian, bashkë me Atletico Madrid.

Futbolli mund të ndryshojë, por tendenca e kampionatit italian mbetet pak a shumë njësoj: sa më pak të pësosh, më shumë mundësi ke të jesh në majën e klasifikimit. Merkato e gushtit ka dhuruar shumë lojtarë ofensivë (Martinez, Keita, Politano, Nainggolan), por puna e bërë në planin difensiv - me De Vrij, Asamoah e Vrsaljko - i ka dhuruar soliditet të ri zikaltërve, atë që ishte edhe në pjesën e parë të vitit të kaluar, por që i kushtonte sakrifikcën e golave të shënuar: sot Inter ka sulmin e dytë më të mirë në Serie A.

E në fund 20, si lojtarët që kanë luajtur titullarë në këtë sezon. Një vit më parë Spalletti kishte provuar 14, e kjo është shenjë që e gjithë skuadra i jep besim teknikut për të bërë rotacionin e duhur kur i duhet për Champions League. E duke qenë tek Europa, të gjithë numrat mund të jenë të nevojshëm, sepse të martën vjen Barcelona e duhet shumë punë për të ndaluar Suarez & të tjerët.

Të këshilluara

Video/ Cuadrado vulos sfidën me Cagliari

Juventus siguron fitoren përballë Cagliari me golin e tretë në minutën e 87. Zëvendësuesi Cuadrado, në fushë për Douglas Costa, ka mbyllur llogaritë me kuqeblut...

22:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI