Flash

Parashikimi i Bashës: Vendi do marrë fund...

Lapsi.al 4 November 2018
Parashikimi i Bashës: Vendi do marrë fund...

Lulzim Basha thotë se rinia po ikën nga vendi pasi Rama të vetmen zgjidhje që i ka lënë është ose të merren me drogë, ose të emigrojnë.

Sipas Bashës, vendi do marrë fund nëse kjo situatë vazhdon.

Në një takim me të rinjtë e Devollit Basha bëri edhe disa premtime për të rinjtë, kur PD të qeverisë sërish vendin.

POSTIMI: 

Rinia po emigron masivisht sepse në mungesë të politikave të punësimit, e vetmja zgjidhje që Edi Rama i ka lënë rinisë është ose të merret me drogë, ose të emigrojë.

Nëse kjo vazhdon vendi do të marrë fund!

Me të rinjtë e Devollit diskutuam për vështirësitë që të rinjtë kanë për të vazhduar studimet e larta për shkak të rritjes së tarifave dhe prej papunësinë.

Detyra e parë e qeverisë së PD do të jetë përgjysmimi i tarifave për arsimin e lartë dhe pagesa e stazheve për të sapodiplomuarit.

Do hartojmë ligj të ri në mënyrë që çdo i ri dhe e re shqiptare të ndjekë studimet pavarësisht nga mundësitë ekonomike të familjes.

Një vend, rinia e të cilit në shumicë kërkon të largohet, shkon drejt shuarjes por bashkë me vendosmërinë e të rinjve shqiptarë, këtë nuk do e lejojmë!

Të këshilluara

Kërcënohet me jetë kreu i IMT-së Durrës

Kryeinspektori i IMT-së në Durrës, Ardian Halili është kanosur për shkak të detyrës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në fshatin Bizë, ku 4 persona përk...

21:30

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI