Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Sarandë/ Arrestohet me armë zjarri dhe drogë 37-vjeçari i dyshuar për vjedhje

Lapsi.al 4 November 2018
Sarandë/ Arrestohet me armë zjarri dhe drogë 37-vjeçari i

Policia arrestoi në Sarandë një 37-vjeçar për vjedhje, ndërkohë që në makinë iu gjet një armë zjarri pa leje, fishekë dhe një sasi kanabisi.

Vangjel Kromidha, banues në Finiq, dyshohet se ka vjedhur 3 ditë më parë një dyqan në fshatin Llazat.

Njoftimi: 

Policia e Sarandës ka arrestuar një 37-vjecar në Finiq, pasi është kapur me armë gjahu dhe lëndë narkotike. Në pranga ka përfunduar  Vangjel Kromidha, 37 vjeç, banues në Kalcat, Finiq.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford” të drejtuar nga shtetasi E.B, u gjet një armë gjahu (Teke) pa leje si dhe 19 fishekë në pronësi të shtetasit V.K.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij iu gjet 7 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva. Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes së ndodhur në datën 01.11.2018, ku në fshatin Llazat, Sarandë, në dyqanin në pronësi të shtetases Dh.M, 67-vjec, janë vjedhur sipas saj paketa cigaresh dhe 10.000 lekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Vjedhja”, parashikuar nga nenet 283/1, 280, 134 të Kodit Penal.

Të këshilluara

Basha: Rama i mbron me thonj banditët

Lulzim Basha përmendi nga Korça problematikat kryesore në vend si dhe prezantoi platformën që, sipas tij, do ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë. Për situatën ...

11:36

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI