Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Dekretimi i ministrave, Nishani tregon komunikimin me Gjykatën Kushtetuese në 2016

Lapsi.al 5 November 2018
Dekretimi i ministrave, Nishani tregon komunikimin me Gjykatën Kushtetuese

Ish-presidenti Bujar Nishani në një reagim për ‘News24’, ka sqaruar edhe njëherë kërkesën që bëri në 2016-ën pranë Gjykatës Kushtetuese, së cilës iu drejtua për interpretim të kompetencave të kreut të shtetit lidhur me dekretimit të dy ministrave Milva Ekonomi e Arben Ahmetaj.

Duke marrë shkas nga situata e krijuar me mosdekretimin nga presidenti Meta të Sandër Lleshit si emër i propozuar nga kryeministri Edi Rama për postin e ministrit të Brendshëm, Nishani ka treguar detaje nga përgjigja asokohe e Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk mundi të bënte një interpretim të nenit 98 pika 1 e Kushtetutës.

Sipas Nishanit, Kushtetuesja njoftoi në 2016-ën se nuk mund ta shqyrtonte çështjen pasi nuk kishte një situatë konkrete. Nishani shton më tej se Gjykata Kushtetuese pretendonte se “duhet të ishim në kushtet e mosdekretimit të ministrave nga Presidenti pa ta konsideronin që ka një objekt dhe të vendosej të shqyrtohej”.

“Ka një korrespondencë dhe përgjigje nga Gjykatën Kushtetuese qe gjendet ne arkivin e Presidencës. Gjykata njoftoi se nuk mund ta shqyrtonte çështjen pasi nuk ka një situate konkrete. D.m.th ata thonin se duhet te ishim ne kushtet e mosdekretimit te ministrave nga Presidenti pa ta konsideronin qe ka një objekt dhe te vendosej te shqyrtohej. Pra ne dhomën e këshillimit ata vendosen për te mos e kaluar ne seance. Kërkesa nuk kishte fare lidhje me bërjen e dekreteve për Ikonomi Ahmetaj se ato kërkesa nuk ishin për emra konkret por kërkohej interpretim i Gjykatës Kushtetuese për ato çështjet. Ne e nisem kërkesën pas dekreteve dhe miratimit te tyre ne Parlament”, pohon për ‘News24’ ish-presidenti Nishani.

Të këshilluara

Tiranë, grabitet roja i karburantit

Një grabitje ka nodhur në Tiranë. Policia njofton se më datë 05. 11. 2018, shtetasi H. R., (roje pranë një karburanti) njofton se persona të panjohur i kanë mar...

17:54

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI