Flash

Del autopsia e Mac Miller, u gjet në pozicionin e lutjes

Lapsi.al 5 November 2018
Del autopsia e Mac Miller, u gjet në pozicionin e lutjes

Reperi Mac Miller ndërroi jetë nga mbidoza e fentanilit, kokainës dhe alkoolit. Autopsia ka zbuluar se ishte miksimi i drogës me alkoolin që ishte fatale për reperin dhe jo sasia që u konsumua. Sipas raportit të bërë publik, ndihmësi i tij e gjeti Miller pa shenja jete, i shtrirë në tokë me kokën e afruar tek gjunjët e tij, përshkruar ndryshe si në pozicionin e lutjes, momente para se të telefononte policinë. Gjatë telefonatës me policinë, ai u shpreh se lëkura e Miller kishte marrë ngjyrë të kaltër dhe nga raporti bëhet e ditur se prej hundës së tij rridhte gjak, si pasojë e konsumimit të lëndëve narkotike. Në vendin e ngjarjes u gjet një shishe alkooli bosh, një qese plot me ilace që përmbanin Xanax, oxycodone, Adderall, si dhe mbi tavolinë u gjetën mbetjet e një substance të bardhë. Mac Miller humbi jetën me 7 shtator në shtëpinë e tij në Los Angeles. Miles, emri i vërtetë i së cilit është Malcolm James McCormick, ishte i lidhur me Ariana Grande për më shumë se dy vite dhe çifti njoftoi ndarjen në muajin maj.

Të këshilluara

Konfirmohet shtatëzania e Elita Rudit

Elita Rudi dhe Gjiko me shumë mundësi po presin një fëmijë. Mediat kosovare kishin kohë që flisnin për një shtatzëni të tillë, ndërsa këngëtarja nëpërmjet nj...

16:29

Dua Lipa një hap para Ariana Grandes

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, arriti që të triumfonte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “MTV Europe Music Awards”. 23-vjeçarja u nderua me çmimin “Best...

14:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI