Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Familjarët e Kaçifas kërkesë në Prokurori për tërheqjen e trupit

Lapsi.al 5 November 2018
Familjarët e Kaçifas kërkesë në Prokurori për

Familjarët e ekstremistit grek Kostandion Kacifas, i cili mbeti i vrarë në Bularat të Gjirokastrës nga RENEA kanë bërë kërkesë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tërheqjen  trupit të 35-vjecarit.

Trupi i të ndjerit mbahet në ruajtje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore deri në përfundim të plotë të ekspertizës mjeko-ligjore.

Prokuroria pritet të vendosë sot nëse do t’u japë trupin familjarëve apo jo.

Vrasja e Kacifas, avokati: Ditën e neseërme trupi i kthehet familjes 

Janë mjekët ligjore, që do të thonë fjalën e fundit, për mënyrën sesi është qëlluar ndaj Kacifasit dhe distancën prej nga është qitur me armë në drejtim të tij. Ndërsa përmes analizave toksikologjike, do të përcaktohet nëse 35-vjeçari ka qenë nën efektin e ndonjë substance.

Kujtojmë se më herët, avokati i familjes Kacifa në një intervistë për mediat greke u shpreh se trupi i 35-vjecarit do t’i kthehet familjes ditën e martë. Sipas tij autoritetet shqiptare kanë rëndë dakord t’i dorëzojnë trupin e të ndjerit familjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI