Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kancelari austriak nga Serbia:Marrëveshja me Kosovën,kusht themelor për BE

Lapsi.al 5 November 2018
Kancelari austriak nga Serbia:Marrëveshja me Kosovën,kusht themelor

Kancelari austriak Sebastian Kurz shprehu sot besimin se është e mundur të arrihet një zgjidhje për çështjen e Kosovës në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe theksoi se qëndrimi i qeverisë austriake është se ajo duhet të përkrahet nga çdo marrëveshje që çon në një zgjidhje afatgjatë.

Kurz, në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin serb Aleksandar Vuçiç tha se Vjena zyrtare beson se nëse vjen deri te marrëveshja që ofron paqe afatgjate, nuk mund të qëndrojë në atë marrëveshje.

“Ne do ta mbështesim atë. Ky është qëndrimi i qeverisë. Sa i përket kësaj, është edhe një shumicë në BE. Nuk mund të jetë detyra e BE-së të jetë një pengesë në një proces kaq të rëndësishëm, por duhet të jetë mbështetja. Por ne jemi të vetëdijshëm se ka një rrugë të gjatë për arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët”, tha Kurz.

Kancelari austriak theksoi se është thelbësore që dialogu jo vetëm të vazhdojë, por edhe që të arrihet një përfundim i suksesshëm.

Kurz kujtoi se qasja në BE mund të realizohet vetëm nëse lind një zgjidhje për çështjen e Kosovës. “Ky është një parakusht themelor. Është absolutisht e rëndësishme që ky dialog të përfundojë me sukses. Ajo që është e rëndësishme është bashkëjetesa jonë paqësore, se e kaluara mbetet një e kaluar dhe se ky rajon është i qëndrueshëm dhe paqësor “, tha Kurz./TCH

Të këshilluara

Kapet vrasësi i Emiljano Boçit në Tiranë

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë identifikojnë autorin e dyshuar të ngjarjes se ndodhur më 14 Janar 2018, ku mbeti i vr...

19:38

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI