Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Lubonja për Sandër Lleshin: Një këshilltar sigurie që për 5 vjet nuk e pa ndërthurrjen e policisë me krimin

Lapsi.al 5 November 2018
Lubonja për Sandër Lleshin: Një këshilltar sigurie që

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e ‘Opinion’ në News 24, ka komentuar vendimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të mosdekretuar Sandër Lleshin, i propozuar nga Edi Rama për postin e ministrit të Brendshëm.

Lubonja theksoi se arsyeja se pse Meta e bëri këtë vazhdon të mbetet enigmë duke qenë se ende nuk ka një njoftim zyrtar për marrjen e këtij vendimi.

Ndërkohë analisti ka dhënë dy variantet e tij në lidhje me refuzimin që Meta i bëri kandidaturës së bërë nga Edi Rama.

Megjithatë analisti Lubonja ka ngritur hipotezat e tij në lidhje me refuzimin e propozimit të Kryeministrit Edi Rama.

“Sot jemi përsëri mbi hipoteza se pse e bëri Meta, njëra është që ai ka ndonjë informacion që ne nuk e kemi lidhur me figurën që të paktën atij i krijon mosbindjen për ta dekretuar. Kjo mbetet enigmë, dhe vijmë te çështja tjetër, që ndoshta Meta donte të vinte në dukje mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Problemi këtu është kryeministri. PD vuri ministrin e vet teknik, e prapë s’e përballonte dot sistemin e ngritur nga Rama. Ka shumë komente lidhur me këtë që lidhen qoftë me krizën institucionale që është krijuar, apo qoftë me personat. A është presidenti noter apo jo? Në parim ne kemi nevojë për një president mbi palët, që të shërbejë si simbol uniteti. Presidenti nuk duhet të jetë noter dhe madje të zgjidhet me 3/5 dhe jo me 51% të votave. Është modeli i noterit thjesht firmosës që kemi ne. Ne nuk dimë ende arsyet e mosdekretimit. Presidenti duhet të mbetet një figurë që të mos kontestohet kollaj. Po këtu është ndryshe. Rama sa erdhi, hoqi fotot e Nishanit, duke treguar se Presidenti këtu nuk përfillet. Mazhoranca ka prishur ekuilibrin e institucioneve, kemi një kryeministër që ka kapur gjithçka. Na ka lënë pa një drejtësi, nuk është funksionale dhe e pavarur. Shohim tendencën të kemi një formë arrogante, ashtu si dhe për Teatrin. Po ashtu është dhe çështja e mungesës së Gjykatës Kushtetuese. Një këshilltar për sigurinë që për 5 vite nuk shihka se si policia është e ndërthurur me krimin, atëherë s’bën,” tha më Lubonja.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI