Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Me dokumente false në Kakavijë, arrestohet 25-vjeçari

Lapsi.al 5 November 2018
Me dokumente false në Kakavijë, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar ka përfunduar në pranga të policisë në Gjirokastër pasi ka tentuar të kalojë pikën kufitare të Kakavijës me dokumente false.

Pas kontrolleve, ka rezultuar se dokumenti i paraqitur rezultoi i falsifikuar në emër të një personi tjetër. I arrestuari është, Vasil Selçiotis, 25 vjeç, banues në Fier.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: 

– Vasil Selçiotis, 25 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është paraqitur në Hyrje të Republikës së Shqipërisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije me një dokument udhëtimi (kartë identiteti) të dyshuar të falsifikuar.

Pas verifikimeve që u kryen nga shërbimet e policisë ky dokument ka rezultuar i falsifikuar me të dhëna dhe gjeneralitete të një personi tjetër dhe fotografinë e shtetasit Vasil Selçiotis.Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të ”Falsifikimit të dokumentave” neni 186 i Kodit Penal”, njoftoi policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI