Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Mosdekretimi i Sandër Lleshit/ Gramoz Ruçi në takim me Metën në Presidencë

Lapsi.al 5 November 2018
Mosdekretimi i Sandër Lleshit/ Gramoz Ruçi në takim me

Vetëm një ditë pas takimit Meta-Rama në Presidencë, është kryeparlamentari Gramoz Ruçi që takon Presidentin.

Mësohet se Ruçi po zhvillon një takim me Metën për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga ky i fundit.

Takimi vjen pas një ore nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, ku u mor vendimi që Sandër Lleshi të jetë zv.ministër i Brendshëm por me kompetenca drejtuese në këtë institucion.

Rama shkroi në Twitter se ditën e nesërme do të zbulojë më shumë detaje në fjalën e tij në Kuvend.

Ndërsa sot në mbledhjen e grupit, Rama mësohet t'u ketë thënë deputetëve se Meta nuk ka dhënë asnjë arsyetim për mosbindjen e tij për kandidaturën e Sandër Lleshit.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI