Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

“Nuk mbaron me kaq”, çfarë po paralajmëron Rama pas mbledhjes së grupit të PS

Lapsi.al 5 November 2018
“Nuk mbaron me kaq”, çfarë po paralajmëron Rama pas

Edi Rama ka reaguar në “Twitter” për vendimet e fundit të maxhorancës, si miratimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për shkarkimin e Fatmir Xhafajt, edhe emërimin e Sandër Lleshit zëvendës ministër të Brendshëm.

Por kryeministri shkruan se nuk mbaron me kaq dhe paralajmëron se për më shumë detaje do të flas në Kuvend ditën e nesërme në orën 10:00.

Rama Tw

Kryeministri Rama është takuar paraditen e djeshme me Presidentin Meta, i cili nuk e dekretoi Sandër Lleshin Ministër të Brendshëm. Por edhe pas refuzimit, Rama nuk ka hequr dorë nga emërimi i Lleshit në një formë tjetër. Kryeministria njoftoi dje pas takimit Rama-Meta se “me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës”. 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI