Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Përplasja/ Balla: Meta do ta kuptojë shpejt se ka shkelur Kushtetutën

Lapsi.al 5 November 2018
Përplasja/ Balla: Meta do ta kuptojë shpejt se ka shkelur

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, shprehet i bindur se Presidenti Meta do të dekretojë propozimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Në një intervistë në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, ai tha se Lleshi është një prej kandidaturave më të mira që mund të ketë pasur edhe për President të Republikës.

“Sandër Lleshi ka qenë një prej kandidaturave më të mira që mund të ketë pasur edhe për President të Republikës. Të jeni të bindur se e ka pasur mbështetjen e më shumë se një krahu politik, dhe jam i bindur se do ta kishte bërë do ta kishte bërë punën shumë mirë. Jam i bindur se një person që ka të gjitha kriteret për të qenë President, i përmbush të gjitha kriteret për të qenë ministër i Brendshëm”.

Do jetë Sandër Lleshi ministër i Brendshëm? “Patjetër”, - iu përgjigj pyetjes Balla, ndërsa më tej shtoi, “se kushtetua ka edhe instrumente të tjerë, por unë besoj se këto instrumente s’është momenti për ti përdorur”. Sipas tij Meta nuk e ka kompetencën për të mos e dekretuar.

“Kam besim, duke e njohur mirë zotin Meta, se do jetë ai që do mirëkuptojë mungesën e kompetencës së tij për të bërë një refuzim”, - shtoi kreu i deputetëve të PS-së.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Tërmet në Shqipëri, dridhjet ndihen në disa qytete. Një tërmet i lehtë ka lëkundur kryeqytetin gjatë ditës së sotme. Lëkundjet e Tërmetit që u ndjenë në Tiranë ...

20:36

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI