Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Xhafaj shmang Ramën në fjalën e lamtumirës, por i lë një porosi Sandër Lleshit

Lapsi.al 5 November 2018
Xhafaj shmang Ramën në fjalën e lamtumirës, por i lë

Fatmir Xhafaj, i dorëhequr nga posti i Ministrit të Brendshëm disa ditë më parë, në një deklaratë për mediat, ka bërë një bilanc të punës së tij. Në një fjalë të gjatë para gazetarëve, Xhafaj nuk e përmendi në asnjë moment kryeministrin Rama, përveç fjalisë ku tha se “ai kishte pranuar dorëheqhejn e tij”. Në asnjë nga arritjet, Xhafaj nuk e falënderoi kreun e qeverisë, qoftë edhe për kortezi, siç ndodh në këto raste. Mes mesazheve të koduara dhe atyre të qarta, Xhafaj pati një porosi për pasardhësin e tij.

“Gjej rastin t’i uroj pasardhësit tim, ministrit të ri të Brendshëm shumë sukses në detyrën që shumë shpejt do të marrë, duke qenë i bindur se me eksperiencën dhe formimin që posedon, ai do t’ju qëndrojë, mbrojë dhe promovojë më tej vlerat e Policisë së Shtetit. Ai është tashmë në bordin e një treni të nisur, tren i cili uroj të eci edhe me më shumë shpejtësi” – tha Xhafaj.

Ai tha se është arritur sukses në luftën kundër drogës, në uljen e numrit të azilkërkuesve dhe goditjen e grupeve kriminale në kuadër të aksion Forca e Ligjit. Xhafaj zbuloi se është shantazhuar nga opozita në bashkëpunim me segmente të tjera të autoritete tjetra ligjzbatuese shqiptare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kapet vrasësi i Emiljano Boçit në Tiranë

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë identifikojnë autorin e dyshuar të ngjarjes se ndodhur më 14 Janar 2018, ku mbeti i vr...

19:38

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI