Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Banesë me qera dhe dalje ilegale jashtë vendit, kush është autori i dyshuar i vrasjes së Emiljano Boçit

Lapsi.al 6 November 2018
Banesë me qera dhe dalje ilegale jashtë vendit, kush është

Detaje të reja zbulohen pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes së 32-vjecarit Emiljano Boçi si dhe plagosjes së shokut të tij Melvin Disha në Tiranë në 16 janar 2018.

Autori i dyshuar, 30-vjeçari Tori (Hektor), për të cilin policia dyshon se është vrasës me pakesë, ka qenë për më shumë se 6 muaj në hetim. Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se Xhecuka ka jetuar në një banesë me qera në zonën e '21 dhjetorit' gjatë kësaj periudhe, ndërsa ka dalë ilegalist në Kosovë dhe në Greqi.

Autori i dyshuar i vrasjes u arrestua në Kakavijë. 30-vjeçarit nuk iu gjet asnjë send i paligjshëm. Policia i ka sekuestruar vetëm 2 telefonë, që po u kryhet ekspertiza.

Tori Xhecuka nuk e ka pranuar akuzën para policisë. Ai ka kërkuar avokat dhe nuk ka pranuar të pyetet më tepër.

Njoftimi i policisë për arrestimin:

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë identifikojnë autorin e dyshuar të ngjarjes se ndodhur më 14 Janar 2018 ku mbeti i vrarë Emiljano Boçi.

Identifikimi i autorit të dyshuar pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit nga Seksioni për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kapet dhe vihet në pranga Tori (Hektor) Xhecuka, 30 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe të “ Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake”.

30-vjeçari është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në datën 14 Janar 2018 në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku mbeti i vrarë shtetasi Emiljano Boçi, si dhe autor i dyshuar i “Vrasjes së mbetur në Tentativë” të shtetasit Melvin Disha.

Për arsye hetimi në funksion të zbardhjes së plotë të kësaj ngjarje, nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI