Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

BE përshëndet arrestimet e të fortëve: I mirëpresim këto aksione, të ruhen rezultatet

Lapsi.al 6 November 2018
BE përshëndet arrestimet e të fortëve: I mirëpresim

Përfaqësuesit e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri përshëndetën aksionet e fundit të Policisë së Shtetit, të cilat përfunduan me arrestimin e disa të fortëve.

Policia: Operacioni ‘Ndëshkimi i të fortëve’, 54 të arrestuar brenda një jave 

“Gjatë muajit të fundit, janë marrë disa aksione të policisë, ndërsa Bashkimi Europian i mirëpret këto aksione. Këto janë rezultate që ka pritur BE dhe kjo duhet ruajtur. Ministria e Brendshme duhet të jetë aktive në goditjen e grupeve kriminale. BE do mbledh informacion nga agjencitë, bizneset, faktet do të mblidhen dhe kontrollohen dhe pastaj verifikohen”,  u shprehën zyrtarët e delegacionit të BE-së.

Delegacioni i Bashkimit Europian vijon konsultimet me shoqërinë civile në Shqipëri me qëllim hartimin e raportit të Këshillit Europian. Ky delegacion do të mbledhë fakte dhe të dhëna në fushat të ndryshme për të parë se sa janë përmbushur detyrat integruese nga ana e Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI