Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

Hahn: Shqipëria la pas Serbinë dhe Malin e Zi, po “vrapon” drejt BE

Lapsi.al 6 November 2018
Hahn: Shqipëria la pas Serbinë dhe Malin e Zi, po “vrapon”

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn në një intervistë për gazetën prestigjoze gjermane “Die Welt” ka deklaruar se Shqipëria është një prej vendeve që po “vrapon” drejt Bashkimit Europian.

Hahn u shpreh se për një kohë të gjatë ka qenë Serbia dhe Mali i Zi përparuese drejt BE, por tani mund të jenë dy vendet e tjera, Shqipëria dhe Maqedonia.

“Vendet anëtare theksojnë se pranimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka kuptim vetëm nëse të 6 vendet mund të përfshihen. Ekziston një lloj konkurrence pozitive në Ballkan për atë se kush bën përparimin më të shpejtë. Për një kohë të gjatë, ishin Serbia dhe Mali i Zi “vrapues” në procesin e pranimit në BE, por tani mund të jetë Shqipëria dhe Maqedonia." - u shpreh Hahn.

Hahn tha se përpara se vendet e Ballkanit t’i bashkohen BE duhet të zgjidhen disa çështje, ku më kryesorja është që Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë një zgjidhje për mosmarrëveshjen e tyre.

Politik

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI