Flash

Provokimi: Mos u palloni me ata që nuk lexojnë/ Ku gaboi ministrja e Kulturës?

Lapsi.al 6 November 2018
Provokimi: Mos u palloni me ata që nuk lexojnë/ Ku gaboi ministrja e

Fortuna në gotë që shkaktoi provokimi i Mirela Kumbaros për të refuzuar pallimin me ata që nuk kanë libra në shtëpi, iu kthye ministres në një boomerang. Ashtu siç ndodh shpesh me pjestarët e Rilindjes, i gjithë debati vuri në qendër personin duke sfumuar idenë. Shumë qytetarë, gazetarë, përdorues të rrjeteve sociale, filluan ta shigjetojnë ministren për gjuhën e përdorur, për imponim të shijeve seksuale, që janë zgjedhje private e gjithkujt dhe për ekzibicionizëm të pavend.

Pak ditë më parë, në emër të “Lëvizjes Kombëtare Për Lexim”, ministrja zgjodhi një citat, të cilit nuk ia tregoi burimin, që shkurtimisht thoshte: “Nëse shkon në shtëpinë e dikujt dhe sheh që s’ka libra, mos u q* me të”.

Natyrisht zgjedhja e Mirela Kumbaros, nuk qe e pafajshme. Ai ishte një postim që donte të tërhiqte vëmendjen. Një mënyrë se si e mendoi ajo për të bërë të flitet për librin, për leximin dhe për një model në zhdukje, që sa vjen e zhvlerësohet në lidhjet e pasionit, botën shpirtërore dhe formimin e partnerit.

Deri këtu gjithçka ishte në rregull dhe ministrja e Kulturës nuk ishte e vetme në këtë këmbëngulje të saj. Me siguri shqiptarët, që i kanë dhënë të drejtë (ka të tillë që ende nuk e kanë braktisur vendin), nuk kanë qenë pak.

Pra, mëkati i saj nuk qe ky qëndrim, por mënyra se si ajo u soll pas reagimeve që shkaktoi statusi i parë. Ajo postoi një të dytë ku bënte hapa pas duke nënvizuar faktin se njerëzit ishin revoltuar nga përkthimi i keq dhe se kjo thënie nuk qe e saja, por e një shkrimtari kontrovers, John Waters.

“Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal i John Waters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim. I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos braktisur librin e leximin, si dhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksti.”

Po të shihen me kujdes dy argumentat e tërheqjes së ministres, ato nuk qëndrojnë.

E para, nëse ajo donte vërtetë të mos identifikohej me atë shprehje, ajo mund ta kishte cituar që në fillim shkrimtarin John Waters. Fakti që s'e bëri në herën e parë, por vetëm pas reagimit të turmave (poshtë) të bën të dyshosh se më shumës sesa e ka bindje, ajo donte të bënte show.

E dyta, alibia e gabimit në përkthim nuk qëndron. Askush nuk ra pre e përkthimit të gabuar të tekstit. Fjala “fuck” gjithmonë përkthehet “q*j”. Në status nuk shkruhej “don’t have sex”, “mos bëni seks”, por një formë më e drejtpërdrejtë, enkas për të tërhequr vëmendjen.

Duke bërë këtë zbrapsje, Kumbaro e dëmtoi kauzën e saj, duke dëshmuar frikë dhe duke e personalizuar debatin nga ideja tek vetvetja. Atë e kapi makthi i të gjithë politikanëve, që i tremben reagimit të turmave. Në vend të dashnores së librave, fitoi makiavelizmi që do të ruajë imazhin e ministres. Dhe kjo frikë nuk i bën aspak mirë misionit fillestar, atij të nxitjes së leximit, për të cilin ai vlente edhe një provokim i rëndë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI