Flash

Neymar: "Ndaj Napolit do të luajmë sikur të ishte ndeshja e fundit e jetës sonë"

Lapsi.al 6 November 2018
Neymar: "Ndaj Napolit do të luajmë sikur të ishte ndeshja e

Neymar ka publikuar një video në kanalin e tij të Youtube përpara përplasjes së mbrëmjes së sotme mes Napolit dhe PSG në Ligën e Kampionëve. Braziliani tha: "Është një ndeshje shumë e vështirë, do të jetë një finale për ne, ne e dimë se duhet ta fitojmë këtë ndeshje dhe shpresojmë që të kemi një ndeshje të mirë për të marrë një rezultat të shkëlqyeshëm. E përsëris, duhet të luajmë sikur të ishte ndeshja e fundit e jetës sonë ".

Fjalët janë të forta dhe përmbledhin rëndësinë që kjo ndeshje mund të ketë në të ardhmen e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Dhe për këtë takim, Thomas Tuchel ka dhënë pak detaje për përbërjen e mundshme të ekipit të Parisit. Mbetet për t'u parë nëse do të fillojë Adrien Rabiot ose Julian Draxler. Pra, shumë pyetje që do të gjejnë përgjigje në orët e ardhshme.

Në renditje, para kësaj ndeshje, Paris Saint-Germain është vetëm i treti në grupin C, një pikë pas Napoli (5) dhe dy nga Liverpool (6). Në ndeshjen e parë kundër italianëve, klubi i Ile-de-France mori vetëm një pikë (2-2).

Të këshilluara

Mohamed Salah është ai?!

Ka ngjallur shumë diskutime dhe ironi në rrjetet sociale statuja e skulptorit egjiptian Mai Abdel Allah e prezantuar në "Wolrd Youth Forum" të Sharm El Sheikh, ...

13:25

Wanda Nara "sfidon" Cristiano Ronaldon

Nga studio e Tiki Taka, Wanda Nara i ka dalë në mbrojtje Mauro Icardi, duke provokuar Ronaldon: "Mauro nuk ka luajtur tre ndeshje, ka shënuar 6 gola dhe është a...

13:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI