Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

PD: Arsyet pse Sandër Lleshi nuk mund të jetë në krye të ministrisë së Brendshme

Lapsi.al 6 November 2018
PD: Arsyet pse Sandër Lleshi nuk mund të jetë në krye

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, dha në në deklaratë sot nga selia blu, arsyet pse Sandër Lleshaj nuk mund të jetë ministri i ri i Brendshëm i vendit.

Sipas Palokës, Lleshi është një tjetër ushtar i Ramës. Ai nuk do të luftojë dot krimin për shkak të pushtetit politik të Ramës që varet nga blerja e votave. Dhe vetë Lleshi, sipas Palokës, është pjesë e këtij pakti të Ramës me krimin, që blen vota.

Por, Sandër Lleshi ka një mundësi të tregojë se nuk është kukulla e Ramës. Sipas nënkryetarit të PD-së, ai nuk duhet të pengojë arrestimin e Vangjush Dakos, që bleu vota për pushtetin e Ramës.

"Parlamenti i hapi sot rrugën drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga një tjetër ushtar i Edi Ramës, fundi i të cilit do të jetë i njëjtë: shërbëtor i një kryeministri, peng i krimit të organizuar.

Sandër Lleshaj nuk do ta luftojë dot krimin, se pushteti politik i shefit të tij varet nga blerja e votës me bandat.

Sandër Lleshaj është produkt i një qeverie ilegjitime, që qëndron në pushtet me të paktën 15 mandate të blera.

Nuk do ta luftojë dot krimin, pasi Edi Rama e ka vendosur atje për të mbrojtur Vangjush Dakon që ka blerë vota për të.

Pas denoncimeve, Dako sot duhej të ishte në burg. Sandër Lleshaj është pjesë e paktit të Edi Ramës me krimin që blen vota. Sandër Lleshaj ka mundësinë të tregojë se nuk është kukull. Ai duhet të tregojë se nuk do ta pengojë arrestimin e Vangjush Dakos që bleu vota për tepsinë e Ramës." - u shpreh paloka nga selia blu.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI