Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Presidenti italian do të nderojë Skënderbeun

Lapsi.al 6 November 2018
Presidenti italian do të nderojë Skënderbeun

Presidenti i Republikës italiane Sergio Mattarella do të nderojë figurën e Gjergj Kastriot Skëndërbeut në vitin jubilar të heroit tonë Kombëtar. Zyra e shtypit e kreut të shtetit italian informon se më datë 7 Nëntor, Presidenti Sergio Mattarella do të vizitojë komunën arbëreshe Shën Mitri Koronë, (San Demetrio Corona) për të nderuar 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skndërbeu.

Në këtë vizitë ai do të shoqërohet nga Presidenti i Republikës shqiptare  Ilir Meta. Qyteza Shën Mitri Korona është një nga 52 komunat arbëreshe që shtrihen në 5 rajone të ndryshme të Italisë.

Komuna arbëreshe Shën Mitri Koronë ndodhet në provincën e Katanzaros në rajonin e  Kalabrisë e është një nga qëndrat më të rëndësishme të komunitetit arbëresh të Italisë jugore ku prej shekujsh është rujtuar mjaft mirë, gjuha, traditat, besimi fetar, kultura e identitetit etnik shqiptar.

Në Shën Mitri Koronë ndodhet kolegji më i njohur i arbëreshëve, Kolegji Shën Adriano ku kanë studiuar emrat të rëndësishëm të patriotizmit e kulturës shqiptare si Jeronim De Rada, Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Kolë Kamsi etj.

Ky kolegj i ngritur nga Kisha e Arbëreshëve të  Italisë u bë një nga insitucionet më të rëndësishme në kultivimin e gjuhës, identitetit, vlerave e kulturës shqiptare, tek të rinjtë arbëreshë. Në Itali jetojnë rreth 100 mijë arbëreshë./ora news

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI