Flash

Tratativat sekrete Rama- Meta për dekretimin e Lleshit

Lapsi.al 6 November 2018
Tratativat sekrete Rama- Meta për dekretimin e Lleshit
Gjatë fjalës në Kuvend këtë të martë, Edi Rama foli për një arsye jo bindëse që Ilir Meta i ka dhënë gjatë takimit kokë më kokë në presidencë të dielën për mosdekretimin e Sandër Lleshit. Në formë i qetë dhe me ton ironik, kryeministri ka refuzuar ta quajë bindës argumentin e kreut të shtetit duke shtuar: “më mirë besoj se më kanë bërë mua veshët sesa të përballoj faktin se vendi ynë ka një president qesharak”. Rama nuk e nxorri në publik se cili qenkësh ky argument që e bënte të vinte buzën në gaz, por ai foli edhe për një tratativë tjetër, sikur emisarë të Metës kanë kërkuar të flasin para Kuvendit me dyer të mbyllura, për të sqaruar motivet reale të refuzimit. “Meta është i mirëpritur të vijë e të na sqarojë”, tha kryeministri duke nënvizuar “mëshirën për mirëkuptim” të shumicës parlamentare, e cila nuk duhet konsideruar si frikë. Lexo më tej:

Andi Bushati: Dashnorët e rremë të Kushtetutës

Po cila është kjo arsye që as Rama dhe as Meta nuk e thonë? Sipas një burimi të Lapsi.al, që po merret me negociatat mes presidencës dhe kryeministrisë, ai konsiston në faktin se megjithëse është pushuar nga puna nga ministri Imami dhe presidenti Nishani, Sandër Lleshi, mbetet ende gjeneral, pasi ai ka fituar gjyqin se shkarkimi i tij ishte i padrejtë. Por ligji e detyron presidentin të shikojë para dekretimin nëse kandidati i propozuar është i përshtatshëm për këtë rol. Dhe një gjeneral nuk është. E këtu çështja hyn në një rreth vicioz. Sandër Lleshi mund ta braktisë gradën e gjeneralit, por në këtë rast duhet të jetë presidenti Meta që duhet të firmosë dekretin. Dhe Meta që nuk ka firmosur lirimin e tij, nuk mund të firmosë për rrjedhojë as dekrtetimin e tij si ministër. A është kjo ajo që i ka thënë presidenti Ramës në sy dhe që ai e quan qesharake? Për këtë nuk ka konfirmim. Por sot në kuvend, Rama këmbënguli se Sandër Lleshi ka çertifikatë sigurie edhe nga NATO, prandaj ai është “njeriu i duhur në kohën e duhur i shumicës së duhur për sot dhe për nesër”. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI