Flash

Aktori refuzon të takojë vajzën e sapolindur

Lapsi.al 7 November 2018
Aktori refuzon të takojë vajzën e sapolindur

Owen Wilson është një baba i devotshëm për dy djemtë e tij, edhe përse nuk ka më asnjë lidhje me nënat e tyre. Mirëpo sipas një raporti të ri të publikuar, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me vajzën e tij të porsalindur Lyla, e cila ka ardhur në jetë muajin e kaluar.

“Aktori refuzon të takojë vajzën e tij. Lyla është një ëngjëll dhe është kopje e tij. Një bukuroshe me flokët bionde dhe me sytë blu si i ati. Ai nuk ka dëshirë ta vizitojë atë dhe nuk do të ketë as kujdestarinë e saj” – u shprehën burime për “Us Magazine”.

Duket se këto lajme nuk janë krejtësisht të pavërteta, pasi një përfaqësues i aktorit në gjykatë refuzoi të jepte më shumë detaje për “Us Weekly”.

“Kjo është një çështje shumë private dhe refuzojmë të japim komente” – u shprehën përfaqësuesit e Owen Wilson.

Owen ka qënë në një marrëdhënie të hapur prej pesë vitesh me të ëmën e vogëlushes, Varunie Vongsvirates.

Të këshilluara

Rikthehet Demi Lovato pas mbidozës

Muajt që lamë pas nuk ishin aspak të mirë për këngëtaren e njohur, Demi Lovato. Ajo u përball me shumë probleme shëndetësore, të cilat rrezikonin t’i merrnin ed...

16:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI