Flash

(FOTO) Vrasja e Edison Harizajt, gjendet një makinë e shkrumbuar në Durrës

Lapsi.al 7 November 2018
(FOTO) Vrasja e Edison Harizajt, gjendet një makinë e shkrumbuar

Në Shën Vlash të Durrësit është gjetur një makinë e shkrumbuar plotësisht, që dyshohet se i përket autorëve të atentatit të mbrëmjes së djeshme, ku gjeti vdekjen Edison Harizaj nga Vlora, dhe Genci Caca, por ai ndodhet në vdekje klinike dhe mbahet në jetë me apartura.

 

Ngjarja 

Ata ndodheshin në një “Audi A8” kur janë qëlluar me armë zjarri. Sipas burime policore, Makina e tyre ishte nisur nga Tirana dhe udhëtonte në drejtim të Kavajës.

Harizaj është 39 vjeç me precedente te meparshem dhe sipas burimeve policore, dyshohet se ishte pjese e grupit te Emiliano Shullazit.

Nga informacionet paraprake, mësohet se Policia po heton dy pista: larje hesapesh dhe hakmarrje.

“Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip ‘Audi’ është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin paraprak te Policise se Durresit.

Të këshilluara

Vrasje me armë në Durrës

Një i vrarë dhe një i plagosur është bilani i një atentati të tipit mafioz në Durrës. Burime në vendin e ngjarjes thanë se viktima dhe i plagosuri ndodheshin...

23:32

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI