Flash

Mediat greke: Nisen 9 autobusë nga Athina për funeralin e Kacifas në Bularat

Lapsi.al 7 November 2018
Mediat greke: Nisen 9 autobusë nga Athina për funeralin e Kacifas

Të paktën 9 autobusë do të nisen sonte nga Athina për në fshatin Bularat të Dropullit, ku nesër do të zhvillohet ceremonia mortore e 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas. Televizioni grek Ant1 raporton se veç Athinës janë planifikuar të nisen edhe autobusë nga qytete të tjera të vendit. Një pjesë e njerëzve që do të shkojnë në funeral, janë nisur me automjete private. Policia shqiptare ka marrë masat për të shmangur incidentet e mundshme në Kakavijë apo në Dropull. Ekstremisti Kostandinos Kacifas u qëllua për vdekje gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA gjatë mesditës së 28 tetorit.

©LAPSI.al

Të këshilluara

FNSH prej dy ditësh kontrolle në Elbasan

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur kontrolle në zona të ndryshme të qytetit të Elbasanit për personat të dyshuar me precedentë penalë. Kontrollohet po...

17:42

Një i vdekur në Durrës

Një person ka gjetur vdekjen në shtëpinë e tij. Ngjarja ka ndodhur në Durrës. Policia thotë se i vdekuri është identifikuar si 62-vjeçari me inicialet Th. I. Ng...

17:38

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI