Flash

Michael Douglas nderohet me yll në Walk of Fame, puth babain në buzë

Lapsi.al 7 November 2018
Michael Douglas nderohet me yll në Walk of Fame, puth babain në

Për të gjithë yjet e Hollywood është një nder të vlerësohen me yllin e tyre në rrugën më të lakmuar në Hollywood, Walk of Fame.

Dhe pas 50 vitesh karrierë në aktrim duket se Michael Douglas ka merituar yllin e tij në Walk of Fame. Pas kësaj ai mblodhi familjen e tij për festuar arritjen e rëndësishme në karrierën e tij. Gjatë festimeve aktori mbajti një fjalim ku tregoi se gjithmonë kishte pyetur veten pse nuk po merrte akoma një yll, por pavarësisht kësaj ai tha se ishte shumë i lumtur për nderin që i’u bë. 74-vjeçari u shoqërua nga bashkëshortja e tij, aktorja e famshme Catherine Zeta Jones, i biri Cameron dhe babai i tij. Douglas gjithashtu falenderoi të afërmit e tij për suportin që i kanë dhënë në gjithë këto vite, veçanërisht ai permendi bashkëshorten dhe të atin të cilët i puthi që të dy në buzë. “Dashuria e jetës time është këtu. Po flas për Catherine. Jam mirënjohës për mbështetjen, dashurinë dhe durimin që më ke dhënë gjithë këto vite. Javën tjetër ne festojmë përvjetorin tonë të 18-të, kështu që të falënderoj për 18 vitet më të mira të dashurisë sime!” – u shpreh ai për bashkëshorten e tij. “Babai im është këtu. Pas një muaji, Kirk do të jetë 102 vjeç! Kjo do të thotë kaq shumë për mua. Faleminderit për këshillat tuaja, frymëzimin dhe me gjithë zemër them se jam krenar që jam djali yt” – tha aktori teksa u drejtua të puthte në buzë të atin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI