Flash

Milan kërkon Benatia në janar, por ka një rival...

Lapsi.al 7 November 2018
Milan kërkon Benatia në janar, por ka një rival...

Aventura e Medhi Benatia tek Juventus është në fund. Mbulimi që i bëri tekniku Allegri në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Champions ndaj Manchester United, se ndonjë shfryrje e momentit lejohet, nuk e fsheh dot faktin se mbrojtësi është i lodhur nga pankina. "31 vjec nuk është e bukur të luash kaq rrallë, sepse pa vazhdimësi nuk mund të përmirësohesh" kishte shprehur marokeni, duke marrë përgjigjen e Allegri: "Është e pranueshme, për ne është i rëndësishëm".

Pavarësisht cdo gjëje, Benatia ka përfunduar në merkato dhe e ardhmja e tij mund të projektohet tek Milan: madje shitja e tij në janar me formulën e huazimit, për të lehtësuar kuqezinjtë në termat e fairplay financiar, me të drejtën e blerjes të fiksuar në 15 milionë po bëhet gati një ide fikse tek kuqezinjtë.

Milan duhet të ruhet vetëm nga konkurenca, sepse Benatia ka të interesuar dhe më insistuesi është Manchester United, që duke shfrytëzuar raportet e mira me Juventus mund të ndërhyrjë. Në anën tjetër, Milan mund të jetë destinacioni i preferuar i Benatia sepse aty mund të kthehet të luajë titullar në krah të Romagnoli dhe në këtë moment Gattuso ka nevojë për një mbrojtës të besueshëm.

Numerikisht Juventus do të gjendej me një lojtar pankine më pak, por Fabio Paratici prej kohësh ka hedhur sytë tek Matthijs de Ligt, 19 vjec, kapiten i Ajax. Hollandezi kushton 50 milionë euro, por është konkurenca e Barcelonës që shqetëson bardhezinjtë, që ndërkohë kanë në fokus Leonardo Balerdi, i Boca Juniors, (15 milionë vlerësimi) dhe Joachim Andersen, 22 vjec, zbulimi danez i Sampdorias.

Të këshilluara

Video/ Napoli barazon me penallti ndaj PSG

Përpjekjet e Napoli për të barazuar rezultatin në San Paolo kundër Paris Saint Germain janë kurorëzuar me sukses në minutën e 63. Një 11 metërsh i ka dhënë mund...

22:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI