Flash

Panucci nuk bën surpriza: jashtë Llullaku e Cikalleshi, kundër britanikëve si një muaj më parë

Lapsi.al 7 November 2018
Panucci nuk bën surpriza: jashtë Llullaku e Cikalleshi, kundër

Nuk ka kohë për të bërë eksperimente në fakt dhe tekniku i përfaqësueses Christian Panucci e di mirë se ndeshja me Skocinë rrezikon të rrëzojë një Divizion më poshtë në Ligën e Kombeve Shqipërinë. Ky është edhe motivi që italiani ka bërë praktikisht të njëjtat zgjedhje që bëri një muaj më parë, kur barazuam me Jordaninë dhe humbëm me Izraelin.

Italiani atëherë u shpreh i kënaqur për mënyrën se si luajti skuadra dhe sic duket besimin për të përzgjedhurit e tij e ruan edhe në vigjilje të kësaj ndeshje delikate me britanikët. Përsëri me Sadikun e Roshin të padisponueshëm, Cikalleshi, Llullaku e Latifi nuk e kanë bindur me performancat e tyre italianin, që kthehet ti besojë në vijën e sulmit Uzunit, Vrionit, Manaj, Balajt dhe të rikuperuarit Grezda, që sapo ka debutuar si titullar me Rangers.

Tekniku ka zbardhur sot listën e futbollistëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e rradhës që do të luajë Shqipëria: përballë Skocisë në datën 17 nëntor ora 20:45 në stadiumin “Loro Borici”, e vlefshme për UEFA Nations League dhe miqësores me Uells, e cila do të zhvillohet në datë 20 nëntor në “Elbasan Arena” ora 20:00.

 

Të këshilluara

Video/ Napoli barazon me penallti ndaj PSG

Përpjekjet e Napoli për të barazuar rezultatin në San Paolo kundër Paris Saint Germain janë kurorëzuar me sukses në minutën e 63. Një 11 metërsh i ka dhënë mund...

22:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI