Flash

Pasi ndaloi frekuentimin e kafeneve për punonjësit e ministrisë, Lleshi nxjerr një tjetër urdhër për Policinë

Lapsi.al 7 November 2018
Pasi ndaloi frekuentimin e kafeneve për punonjësit e ministrisë,

Pasi i ndaloi frekuentimin e kafeneve në orarin e punës për punonjësit e Ministrisë së Brendshme, zv.ministri Sandër Lleshaj ka nxjerr një tjetër urdhër për drejtuesit e Policisë së Shtetit. Shqetësim kësaj radhe janë mbetjet urbane në disa qarqe. Lleshaj me siguri ka marrë shkas nga protesta kundër djegies së mbeturinave në Durrës.

Në përgjigje të shqetësimeve të banorëve ai i kërkon Policisë së Shtetit të marrë masa urgjente dhe të mbajë nën kontroll situatën duke bashkëpunuar me institucionet vendore. Më poshtë letra e tij e plotë

LETRA E PLOTË

I nderuar Z. Drejtor,

Siç jeni në dijeni, ditët e fundit është shtuar problematika lidhur me djegien e mbeturinave në vende të hapura pranë qendrave të banuara, si dhe në landfille, duke u kthyer kështu në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve pranë tyre. Informacionet e fundit tregojnë se Qarqet më problematike janë ato të Durrësit, Vlorës, Kukësit, Tiranës dhe Dibrës.

Nisur nga sa më sipër, kërkoj që strukturat vendore të Policisë së Shtetit të marrin masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit. Për këtë, ato të bashkëpunojnë ngushtë me strukturat përgjegjëse në Prefektura, Bashki, Njësi Administrative, si dhe me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me qëllim ndalimin e zjarreve në landfille dhe vende të hapura publike. Po ashtu, strukturat e Policisë të komunikojnë edhe me kompanitë e kontraktuara për pastrimin e qyteteve/njësive vendore, për t’i dhënë fund një fenomeni të tillë të rrezikshëm.

Sa më sipër, kërkoj nga Policia e Shtetit raportime të veçanta ditore për këtë çështje.

Të këshilluara

Bendo mesazh punonjësve të SHISH

Kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit Helidon Bendo i ka dërguar një mesazh punonjësve të këtij institucioni, një ditë pasi Ilir Meta dekretoi emrin e tij në k...

16:55

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI