Flash

PSG - Nasser Al-Khelaifi i përgjigjet zbulimeve të Football Leaks: "Është me të vërtetë... asgjë”

Lapsi.al 7 November 2018
PSG - Nasser Al-Khelaifi  i përgjigjet zbulimeve të Football Leaks:

Tek Paris Saint Germain cështja më e rëndësishme nuk është barazimi me Napolin në Champions League, por natyrisht akuzat e Football Leaks. I pyetur për informacionet e Mediapart, presidenti i Paris Saint-Germain kundërshtoi me indiferencë akuzat ndaj klubit të tij. "Sinqerisht, unë nuk shoh asgjë. Është me të vërtetë.. asgjë".

Me këto fjalë të thjeshta, por të qarta në mikrofonin e RMC Sport, Nasser Al-Khelaifi foli për herë të parë në lidhje me zbulimet e Football Leaks që dolën të premten e kaluar, për klubin e tij. "Kampionët francezë duhet të përqëndrohen në fushë dhe jo tek pretendimet më të fundit rreth Fair-Play Financiar".

Ky është edhe reagimi i parë personal i Al Khelaifit, në lidhje me publikimet e Football Leaks, sepse deri tani përgjigjen e vetme klubi francez e kishte bërë përmes një komunikate për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të PSG.

Të këshilluara

Video/ Napoli barazon me penallti ndaj PSG

Përpjekjet e Napoli për të barazuar rezultatin në San Paolo kundër Paris Saint Germain janë kurorëzuar me sukses në minutën e 63. Një 11 metërsh i ka dhënë mund...

22:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI