Flash

Anglezët sulmojnë Mourinho: "Pa klas"

Lapsi.al 8 November 2018
Anglezët sulmojnë Mourinho: "Pa klas"

Nuk ka kaluar pa vëmendje edhe në Angli festimi me dorën tek veshi i Josè Mourinho në Allianz Stadium. Special One, pas fitores së Manchester United me përmbysje kundër Juventus, provokoi tifozët bardhezinj që e kishin fërshëllyer dhe ofenduar gjatë gjithë ndeshjes, për shkak të së shkuarës së tij prej interisti. Bonucci, i zemëruar provoi ta ndalonte, por tekniku portugez, si është në stilin e tij, nuk ndaloi para askujt dhe asgjëje me buzëqeshjen e tij.

Vetëm se britanikët nuk e kanë cmuar kanë qenë dakord me mënyrën e sjelljes së teknikut të Manchester United. The Sun ka spostuar vëmendjen pikërisht mbi atë që ndodhi pas fërshëllimës së fundit. “Pa klas” është titulli i faqes së parë të tabloidit me foton e portugezit që nuk lë asnjë hapësirë për interpretime. Gjest që bashkohet në të njëjtin kontestim me simulimin e Sterling në Manchester City-Shakhtar Donetsk. Cështje fair play që këtë herë mungoi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI