Flash

FOTO/ Festimet provokative të Mourinho, nga prangat, tek dora në vesh

Lapsi.al 8 November 2018
FOTO/ Festimet provokative të Mourinho, nga prangat, tek dora në vesh

Jose Mourinho nuk është i panjohur për festimet e tij provokuese. E ka bërë që në kohët e Inter, por i ka shtuar dozat në Manchester, duke qenë se rezultatet nuk janë ato më të mirat. Në filozofinë e Special One është tërheqja e vëmendjes nga skuadra…dhe është një gjë që tekniku i United di ta bëjë mirë…

Ja disa nga festimet e tij më të spikatura.

Festimi me duart e vendosura si pranga në ndeshjen Inter-Sampdoria për të protestuar kundër vendimeve të arbitrit Tagliavento (2010)

Gishti i vogël i treguar për telekamerat pas një fitore me Manchester United: ka nga ata që mendojnë se është ofendim për disa opinionistë tepër kritikë ndaj tij (2018)

Festimi me tre gishta lart, në ndeshjen kundër Chelsea-Manchester United në Stamford Bridge, për ti kujtuar tifozëve londinezë se kishte fituar 3 tituj të Premier League. Të njëjtin gjest portugezi e përsëriti edhe në Old Trafford për United-Juventus, por këtë herë për ti kujtuar tifozëve bardhezi Tripletën me Inter (2018)

E në fund, në Allianz Stadium, në ndeshjen e Champions kundër Juventus, festimi duke vendosur dorën pranë veshit, për ti thënë tifozëve të Juventus që e kishin ofenduar gjatë ndeshjes se nuk I dëgjonte mirë…

Të këshilluara

Anglezët sulmojnë Mourinho: "Pa klas"

Nuk ka kaluar pa vëmendje edhe në Angli festimi me dorën tek veshi i Josè Mourinho në Allianz Stadium. Special One, pas fitores së Manchester United me përmbysj...

10:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI