Flash

(FOTO) Masa të rrepta në Kakavijë, agjentë civilë dhe oficerë të SHISH në Bularat

Lapsi.al 8 November 2018
(FOTO) Masa të rrepta në Kakavijë, agjentë civilë dhe

Policia shqiptare ka shtuar masat e sigurisë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, prej nga ku mbërrijnë autobusa me shtetas greke që do të marrin pjesë në ceremoninë mortore të ekstremistit Kacifas, i cili u qëllua për vdekje nga forcat RENEA gjatë shkëmbimit të zjarrit 10 ditë më parë.

Agjentë të policisë kufitare, të policisë së rendit dhe FNSH-së janë stacionuar në Kakavijë që prej ditës së djeshme. Çdo person që hyn në Shqipëri skanohet mirë, nuk u lejohen simbolet nacionaliste dhe nëse paraqet rrezikshmëri kthehet pas.

Ndërkohë mësohet se në fshatin Bularat ku do të mbahet ceermonia mortore nuk do të ketë prezencë të policisë me uniformë, por vetëm agjentë civilë. Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror. Varrimi është parashikuar sot në orën 13:00.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI