Flash

Historia/ Fiton Kupën e Botës, por nuk e mban mend

Lapsi.al 8 November 2018
Historia/ Fiton Kupën e Botës, por nuk e mban mend

Christoph Kramer në 13 korrik 2014 luajti titullar në finalen e Kupës së Botës, por u bë i famshëm sepse, pavarësisht se fitoi ndeshjen më të rëndësishme të karrierës, tregon se nuk e mban mend, për shkak të një goditje në kokë, të pësuar në një përplasje me Ezequiel Garay: “Nuk më ka kërkuar falje, por kushedi ndoshta e kam harruar edhe këtë”, është shprehur me humor mesfushori gjerman. Përplasja i shkaktoi një traumë kranike që e bëri të humbasë kujtesën.

Pas dëmtimit të Khedira, pak orë nga fillimi i ndeshjes, Kramer mësoi se do të ishte titullar në finalen me Argjentinën. Për të ishte ndeshja e parë zyrtare e luajtur nga minuta e parë me Gjermaninë, vetëm se nuk e mban mend mirë. “Nga momenti i përplasjes me Garay nuk mbaj mend asgjë, nuk kam perceptuar as dhimbjen – shpjegoi lojtari i Borussia Moenchengladbach –. Kujtimi i parë është me mjekët në dhomat e zhveshjes. Kam 15 minuta zbrazëtirë. Doktorët më qetësonin duke më thënë se ishim akoma 0-0. Në subkoshiencën time isha i sigurtë se Argjentina ishte në avantazh me golin e Higuain. Arbitri e kishte anulluar pak sekonda para dëmtimit tim. E megjithatë isha i bindur se ishte gol”.

Përpara se të braktiste fushën përfundimisht Kramer provoi të futej përsëri, por u zëvendësua sapo pyeti Rizzoli (arbitri i ndeshjes) se cfarë ndeshje po luhej. Edhe pse kujtimi i asaj dite është fragmentar, mendimi e emocionet arrijnë aty ku memoria ka ndaluar.

Të këshilluara

Anglezët sulmojnë Mourinho: "Pa klas"

Nuk ka kaluar pa vëmendje edhe në Angli festimi me dorën tek veshi i Josè Mourinho në Allianz Stadium. Special One, pas fitores së Manchester United me përmbysj...

10:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI