Flash

Mafia e tokave, në sekuestro preventive mbi 720 ha pyje dhe kullota në Skrapar

Lapsi.al 8 November 2018
Mafia e tokave, në sekuestro preventive mbi 720 ha pyje dhe kullota në

Gjykata e Beratit ka vendosur sekuestron preventive mbi 740 hektarë sipërfaqe pyjore dhe kullote në Melovë të Skraparit.

Sipërfaqja në fjalë është përfituar nga Bari Guri dhe persona të tjerë nëpërmjet falsifikimit.

"Duke qenë se, aktualisht, sipas statusit juridik të pasurisë prej 740 ha, rezulton se kjo sasi pasurie (ka marrë numrat 305-312 zk.2645 fshati Melovë) është në pronësi të trashëgimtarëve të subjekteve Bari Guri, Seit Hebibasi, Nuri Kalemasi dhe është përfituar në sajë të mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës së zyrtarëve publikë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, vlerësoi se duhet të kërkonte nga gjykata sekuestron preventive të pasurisë prej 740 ha, me qëllim që disponimi i kësaj pasurie të mos zgjatë pasojat e veprave penale të cituara më sipër apo t’i rëndojë ato, si edhe të shmangë çdo transaksion apo tjetërsim mbi to, çka do të shkaktonte kryerjen e veprave penale të tjera", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria do të vijojë me identifikimin e personave përkatës zyrtarë të ZVRPP Skrapar që kanë hartuar dhe nënshkruar dokumentin me nr. 221 Prot., datë 10.02.2015, si edhe përgjegjësinë e tyre penale.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI