Flash

Rama: Të hënën e çoj Metën në Kushtetuese, i jap dhe një javë afat për Sandër Lleshin

Lapsi.al 8 November 2018
Rama: Të hënën e çoj Metën në Kushtetuese, i jap

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e së enjtes në studion e emisionit “Real Story” se do t’ja dërgojë edhe një herë dekretin e Sandër Lleshit, presidentit të Republikës për ta dekretuar si ministër të Brendshëm. Rama nuk i kurseu akuzat ndaj kreut të shtetit për të cilin hodhi dyshime se po vepron në favor të axhendës së opozitës.

“Nuk kam arsye të besoj që Presidenti i Republikës ka një axhendë të fshetë apo që është pjesë e një lojë të fshehtë politike. Ju përmendët Maqedoninë ku kishte një makinacion mes Presidentit dhe opozitës.

Nuk dua të them këtu se është një plan më i gjerë me një opozitë të pashpresë që bojkoton parlamentin dhe që kërkon qiqra në një hell ku po piqet vetë. Nuk kam arsye që të mos i besoj këto. Nuk kishte asnjë arsye që të mos i besonte një personi që vetë opozita nuk arriti dot të hidhte një saçme të vetme ndaj këtij emri” – tha Rama.

Ai tha se që javën e ardhshme do të çojë në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për të sqaruar të drejtën e presidentit për të rrëzuar emrat e ministrave. Rama tha se Gjykata do të jetë funksionale brenda pranverës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI