Flash

Rama: Xhafaj më kërkoi vetë të largohej, Tahirit duhet t’i kërkoni falje

Lapsi.al 8 November 2018
Rama: Xhafaj më kërkoi vetë të largohej, Tahirit duhet

Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbrojtje të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Madje është treguar hakërryes ndaj gazetarëve në studion e Sokol Ballës në Vizion+. I pyetur nëse duhet tu kërkojë falje shqiptarëve për Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafajn ai tha se ishin gazetarët që duhet ta bëjnë një gjë të tillë.

“Nuk kërkoj falje për Saimir Tahirin dhe as për Fatmir Xhafajn jo e jo. Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinet në Europë dhe që bëri hetimet më të thella dhe që gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani.

Si i bie tani që ne nuk lejuam që ai të mos arrestohej? Tahiri është nën hetim për pjesë të procesit në Shqipëri dhe ne presim. Ju tani duhet ti kërkoni falje Tahirit për akuzat që hodhët për akuzat e prokurorisë së Katanias. Të kërkoj falje për Tahirin? Pse? Se dy hajvanë bënin llogje në telefon? – tha Rama.

“Pse iku Xhafaj? Është vendim sovran i tij. Fatmir Xhafaj e kreu detyrën e tij dhe sot Sandër Lleshi do të bëjë një hop tjetër cilësor. Ai dha dorëheqjen vetë. Ta refuzoja? Pse ta refuzoja? Nga jeta ime sportive kam edhe një mësim. Lojtari që thotë dua të dal nga fusha nuk ka pse të rrijë më në fushë. Ai le të rrijë në stol” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI