Flash

Thirrjet në Bularat t'i djegim shqiptarët / Me sa vite burg i dënon Kodi Penal?

Lapsi.al 8 November 2018
Thirrjet në Bularat t'i djegim shqiptarët / Me sa vite burg i

Ceremonia mortore për ekstremistin Kostandinos Kacifas sot në Bularat u krye pikërisht ashtu sikundër ishte paramenduar. Një manifestim antishqiptar, me parrulla nacionaliste dhe thirrje që nxisin urrejtjen etnike mes dy vendeve. Pra, organizatorët në këtë rast nuk zhgënjyen aspak. Ajo që na habiti të gjithëve ishte zbythja ulëritëse e strukturave të shtetit shqiptar.

Në fshat nuk kishte prezencë të forcave të policisë, të paktën me uniformë, duke ‘dorëzuar’ totalisht territorin në dorë grupeve ekstremiste greke që e kthyen funeralin në një shesh për të bëritur thirrjet nacionaliste. Por më e rëndë në këtë rast është pafuqia e shtetit shqiptar për të zbatuar ligjin në këtë pjesë të territorit.

Lapsi.al sjell në vëmendje vetëm dy nene të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Sot në Bularat janë konsumuar dy vepra penale: “Thirrja për urrejtje nacionale” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”. Askush nuk mund të mohojë se sot në Dropull s’kishte nxitje të urrejtjes, thirrje nacionaliste dhe shpalosje të simboleve për të ashtuquajturin ‘Vorio Epir’.

Deri më tani, reagimi i shtetit shqiptar për këtë ngjarje është zero. Policia u zbraps madje edhe duke u lënë terren ekstremistëve të bllokonin rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë. Gjithçka ndodhte në prezencë të drejtorit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Leka.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

NATO: Nuk jemi kundër ushtrisë së Kosovës

Një zyrtar i lartë i NATO-s, në një konferencë në Beograd tha se NATO nuk është kundër ushtrisë së Kosovës. Sputnik raporton se Robert Pszczel nga Divizioni ...

15:41

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI