Flash

Varrimi i Kaçifas/ Shikoni çfarë ndodhi në jug të Shqipërisë

Lapsi.al 8 November 2018
Varrimi i Kaçifas/ Shikoni çfarë ndodhi në jug të

Grekët e ardhur në Bularat për ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas po e konsiderojnë mes brohoritjesh hero 35-vjeçarin që vdiq nga plumbat e RENEA-s. Kryefjalë e brohoritjeve të tyre është edhe edhe parrula "Vorio Epiri është Greqi".

Ka pasur edhe këngë greke nacionaliste si dhe është kënduar himni grek. Për tek shtëpia e Kacifas kanë ardhur 11 autobusë nga Greqia. Shtëpia e ekstremistit është kthyer në një vend pelegrinazhi.

Sot, Kaçifas për minoritarët dhe grekët e ardhur është hero, por vetë minoritarët e Bularatit disa orë pas ngjarjes së ndodhur 11 ditë me parë u shprehën se Konstandin Kaçifas shkaktoi panik duke qëlluar me armë në mes të fshatit.

Andi Bushati: Të dhjerë, por tolerantë përballë vorio epiriotëve

Ditët e fundit, ngjarja ka marrë një rrjedhë tjetër.

Nuk ka ende një shpjegim se çfarë e shtyu Konstandin Kaçifasin të sulmojë me armë policinë dhe të luftojë deri sa të vritej me forcat RENEA, por ky ekstremizëm i skajshëm nuk u dënua si një ngjarje kriminale, por po merr përmasat e një akti heroik, si në Greqi, ashtu edhe në zonat minoritare greke në jug të vendit.

Në 14:00 do të zhvillohet ceremonia e varrimit e Kacifas. Nga burime zyrtare të policisë thuhet se janë kthyer 8 shtetas grekë pasi ata mbanin flamuj të Vorio Epirit. Ka dyshime për persona që konsiderohen ekstremistë të Agimit të Artë, por janë lejuar që të hyjnë pasi nuk mbanin asgjë të dyshimtë me vete.

©Lapsi.al 

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/11/1-3.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/11/1-1-1.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/11/1-2-1.mp4"][/video]

[video width="448" height="248" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/11/gati.mp4"][/video]

[caption id="attachment_357886" align="aligncenter" width="630"] Êçäåßá ôïõ 35÷ñïíïõ Êùíóôáíôßíïõ Êáôóßöá óôïõò ÂïõëéáñÜôåò Áëâáíßáò ôçí ÐÝìðôç 8 Íïåìâñßïõ 2018.
(EUROKINISSI/ËÅÙÍÉÄÁÓ ÌÐÁÊÏËÁÓ)[/caption]

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI